Pas 4 viteve, Besiktas ka arritur që të fitojë titullin e kampionit në Superligën e Turqisë
Skuadra kampione në elitën e futbollit turk u vendos sonte, në javën e fundit të sezonit 2020/21.
Në ndeshjen e javës së 40-të, Besiktas shënoi fitore 1-2 në udhëtim te Goztepe, falë golave të shënuar nga Domagoj Vida dhe Rachis Ghezzal. Kurse, golin e vetëm për vendasit e shënoi Alpaslan Ozturk.
Skuadra e drejtuar nga Segen Yalçin e mbylli sezonin me 84 pikë, aq sa Galatasaray që e mbylli sezonin si e 2-ta , por falë rezultateve më të mira në ndeshjet direkte, Besiktasit i takon titulli për këtë sezon, përcjell Zëri.info..
Vlen të theksohet se për Besiktasin është ky titulli i 16-të.