Pas tollovsië së krijuar para qendres së vaksinimit në Prishtinë dje, Ministria e Shëndetësisë ka marrë masa për parandalimin e grumbullimeve gjatë vaksinimit kundër koronavirusit, jo vetëm në Prishtinë por edhe në komuna të tjera të Kosovës, përcjell InLajmi.
Por jo në çdo komunë procesi i vaksinimit është duke shkuar në rregullë dhe në mënyrë të qetë.
Nga QKMF në Ferizaj bëhet e ditur se janë krijuar grumbullime të personave para kësaj qendre.
Asambleisti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Gëzim Kokollari ka shpërndarë në rrjetin e tij social në Facebook një fotografi ku shihen tollovia e krijuar para QKMF-së në Ferizaj.
Me këtë fotografi Kokollari ka shkruar se edhe në Ferizaj po ndihet era e shtetit, vaksina me erë shteti.
Postimi i tij i plotë:
Po ndihet era e shtetit edhe në Ferizaj.
Vakcina me “erë shteti”. /InLajmi/