Policia e Kosovës ka njoftuar se kanë ndaur një veturë në fshatin Botush të Gjakovës me targa vendore ku shofer i saj ishte një shtatas kosovar, përcjell InLajmi.
Gjatë kontrollimit të veturës janë gjetur pije të ndryshme ku vlera e tyre ishte rreth 1661 euro.
Rreth këtij rastit Policia është konsultuar me prokurorin e shtetit i cili ka rekomanduar që vetura dhe pijet të lirohet ndërsa rasti të procedohet në procedura të rregullta.
Njoftimi i plotë i Policisë së Kosovës:
Fsh. Botush, Gjakovë 14.05.2021 – 14:20. Njësitë policore kanë ndalur një veturë me targa vendore me drejtues të dyshuarin mashkull kosovar dhe gjatë kontrollit të veturës janë gjetur pije të ndryshme. Janë njoftuar inspektorët komunal të cilët kanë dalë në vendin e ngjarjes. Vlera e pijeve është rreth 1661 euro. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili ka rekomanduar që vetura dhe pijet të lirohen dhe rasti të procedohet në procedurë të rregullt. /InLajmi/