Policia e Kosovës ka njoftuar se një person nga Peja saktësisht nga fshati Nobërgjan është plagosur pasi që i njejti kishte tentuar të i ndalonte disa persona të maskuar për të hyrë në shtëpinë e vllaut të tij, përcjell InLajmi.
Sipas Policisë vllau i tij jetonte në Amerikë dhe viktima është dërguar në QKUK për tretman mjekësor.
Njoftimi i plotë i Policisë së Kosovës:
Fsh. Nobërgjan, Pejë, 13.05.2021 – 21:15. Ankuesi mashkull kosovar është dërguar për tretman mjekësor në QKUK, pasi që ishte plagosur me armë zjarri nga disa persona të maskuar, të cilët kishin hyr në shtëpinë e vëllait të ankuesit (i cili jeton në Amerikë). Njësitet përkatëse policore janë duke hetuar rastin. /InLajmi/