Sot vazhdon vaksinimi në Kosovë, ky është orari i përcaktuar nga Ministria e Shëndetësisë, shkruan InLajmi.
Javët e fundit kanë shënuar rënie rastet ditore me COVID-19, ndërsa në të gjithë vendin aktualisht numëron saktësisht 5749 raste aktive me këtë sëmundje.
Numri total i rasteve pozitive është 106.754 raste nga 561.637 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 2.218 raste të vdekjes.
Numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 98.787 raste.
Ndërsa pas një ditë pushimi për shkak të Fiter Bajramit, sot rifillon vaksinimi i qytetarëve mbi moshën 65-vjeç në të gjithë vendin.
Për rajonin e Prishtinës, vaksinimi vijon në sallën “1 Tetori” ndërsa në komunat e tjera nëpër Qendrat Kryesore të Mjekësisë Familjare.
Institucionet sërish kanë ftuar qytetarët që të respektojnë masat anti-COVID në ditët e festave.
Komunikata e plotë :
E premte, 14 maj (08 :00-12 :30/13 :00-19 :30)
Personat e moshës mbi 65 vjeç
Për komunën e Prishtinës (Salla “1 Tetori, Prishtinë)
Për të gjitha komunat e tjera: Në QKMF e komunës përkatëse. /InLajmi/