Për radhët e gjata dhe tollovinë sot para sallës “1 Tetori” në Prishtinë ka reaguar edhe ish-ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku, shkruan InLajmi.
Ajo ka treguar se nëna e saj për tu vaksinuar, pardje ka pritur 4 orë, ndërsa sot radhët janë edhe më të gjata. Kjo sipas saj është e tmerrshme dhe e dhimbshme.
Ky është postimi i saj:
Nana pardje ka pritë rreth katër orë për vaksinë.
Sot rradhët qenkan edhe më të mëdha.
E tmerrshme dhe e dhimbshme me i pa të moshuarit duke pritë në këmbë me orë të tëra.
Nuk kemi nevojë me e zbulu rrotën, dhe nuk është marre me kërku ndihmë. Të gjitha vendet përreth janë shumë përpara nesh me vaksinim, kishim mujtë me ju kërku modelin e sistemimit dhe vaksinimit./InLajmi/




















