Banorët e Fushë Kosovës kanë mbetur pa ujë ata të cilët furnizohen nga prodhuesi “KRONI”, përcjell InLajmi.
Lajmi është bërë i ditur nga KRU Prishtina ku sipas tyre është bërë hedhja dhe djegia e mbeturinave ku është djegur edhe kablloja e enerjgisë elektrike 10kV.
Sipas tyre për riparimin e saj do të zgjasë shumë kohë.
Njoftimi i plotë i KRU Prishtina:
Nga hedhja dhe pastaj djegja e mbeturinave te ura e lumit Drenica është djegë kablloja e energjisë elektrike 10 kV (kilo volt).
Stacioni i pompave KRONI/ Kuzmin në Fushë Kosovë është pa energji elektrike. Ekipet tona po dalin në terren, por rregullimi i saj do të zgjatë më shumë.
Konsumatorët që furnizohen nga objekti prodhues KRONI në Fushë Kosovë, do mbesin pa furnizim me ujë deri në riparimin e kabllos elektrike.
Këto gjëra po ndodhin nga pakujdesia e faktorit njeri. /InLajmi/