Ministria e Shëndetësisë ka dalur me një njoftim ku ka treguar se edhe gjatë ditëve të uikendit do të vazhdojë vaksinimi i qytetarëve me vaksinën anti-Covid në sallën “1 Tetori” Prishtinë gjithashtu edhe në komuna të tjera në lokacionet e caktuara, përcjell InLajmi.
Ministria e Shëndetësis ka njoftuar se gjatë këtyre 2 ditëve do të vaksinohen në sallën “1 Tetori” qytetarët të cilët janë konaktuar gjatë ditës së premte nga Ministria e Shëndetësisë.
Sipas MSH-së kjo është bërë me qëllim të mbarëvajtjes së procesit.
Vaksinimi do të bëhet për qytetarët të cilët kanë pranuar thirrje dhe japin konfirmimin për marrjen e vaksinës.
Njoftimi i plotë i Ministrisë së Shëndetësisë:
Njoftim lidhur me vaksinimin kundër COVID-19
Prishtinë, 14 maj 2021
Ministria e Shëndetësisë njofton qytetarët e Republikës së Kosovës se procesi i vaksinimit kundër COVID-19 vazhdon edhe gjatë ditëve të uikendit si në sallën “1 Tetori” në Prishtinë, ashtu edhe në komunat e tjera të vendit, në lokacionet e caktuara nga Drejtoritë Komunale për Shëndetësi sipas tabelës së bashkëngjitur.
Në qendrën e vaksinimit në Prishtinë – salla “1 Tetori” do të vaksinohen qytetarët të cilët sot gjatë ditës janë kontaktuar nga Ministria e Shëndetësisë, sipas aplikimit të tyre në platformën e vaksinimit kundër COVID-19, e-Kosova dhe sipas terminit të caktuar.
Po ashtu, vaksinimi në komuna gjatë dy ditëve të ardhshme bëhet sipas ftesave të marra dhe termineve të caktuara për qytetarët nga njësitë e vaksinimit sipas listave në dispozicion të krijuara nga ana e tyre dhe përmes platformës e-kosova.
Me qëllim të mbarëvajtjes së procesit, vaksinimi do të bëhet vetëm për qytetarët që pranojnë thirrjen dhe japin konfirmimin për marrjen e vaksinës në qendrën e vaksinimit në komunat e tyre.
Ministria e Shëndetësisë bën të ditur gjithashtu se gjatë ditës së sotme, deri në ora 17:00 me vaksinën kundër COVID-19 janë vaksinuar rreth 3100 qytetarë të Kosovës.
MSh është e angazhuar që të siguroj numër sa më të madh të vaksinave kundër COVID-19, ndërsa gjatë këtij muaji dhe në fillim të muajit që vjen, pritet ardhja edhe e kontigjenteve tjera të vaksinave.
Më poshtë lista e qendrave aktuale të vaksinimit kundër COVID-19 në Kosovë. /InLajmi/