Reperi i njohur shqiptar, Mozzik, ashtu siç e do zakoni, festën e Bajramit e ka festuar duke respektuar, gjegjësisht duke vizituar njerëzit e dashur, shkruan InLajmi.
Por vizita që ka bërë dje ka qenë e veçantë. Kjo pasi që ai së bashku me disa shokë ka vizituar një person shumë të dashur, mësuesen e shkollës fillore.
Kjo është kuptuar përmes një fotografie të cilën e ka postuar në llogarinë e tij Facebook.
“Një mësuese e mirë është si qiriu . Ajo shkrin veten për të ndriçuar rrugën të tjerëve. Për Bajram tek Mësuesja jonë e dashur Sadije Çarkaxhiu”, shkroi Mozzik në Facebook.
Ndryshe, Mozzik e ka cekur disa herë se nga arsimimi i tij, ka të kryer vetëm shkollën fillore nëntë vjeçare./InLajmi/