Robert Lewandowski është në gjendje të rivalizojë Lionel Messin dhe Cristiano Ronaldon duke shënuar së paku 40 gola në Ligë në një sezon, shifra që viteve të fundit janë arritur vetëm nga dy më të mirët në botës.
Sipas Mario Gomez, sulmuesi i Bayern Munich mund të arrijë këtë shifër, derisa kujtojmë se rekordin e mban Messi me 50 në La Liga, Ronaldo me 48.
Në moshën 32-vjeçare, Leëa është rrugës për të thyer edhe një tjetër rekord.
Ai ka shënuar 39 deri më tani dhe është vetëm një gol larg rekordit historik në Bundesliga të vendosur nga Gerd Muller.
“Fakti se ai është në mundësi të mirë për të thyer rekordin e Muller në një sezon pa shumë para-sezon, është e jashtëzakonshëm. Kjo tregon se ai është shumë profesionist dhe po kujdeset mirë për trupin e tij”, përcjell Gazeta Express.
“Unë pres arritjen e 40 golave. Bayerni ka dominuar në Bundesliga si Reali e Barca në La Liga ku Messi ka shënuar 50 gola e Ronaldo 48. Shpresoj që Leëa të shënojë shumë e më shumë gola, sepse ju nuk mund ta zëvendësoni atë ndjenjë me asgjë”.