Në ceremoninë komemorative në nder të jetës dhe veprës së këngëtarit Ismet Bogujevci që u mbajt sot, kanë bërë homazhe edhe delegacioni shtetëror, përcjell InLajmi.
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti ka bërë homazhe në nder të jetës dhe veprës së Ismet Bogujevcit.
Ai dërgoi lule të freskëta duke bërë homazhe pranë arkivolit të Ismet Bogujevcit ndau edhe disa kujtime nga fëmijëria që kishte nga ai.
Ai në një shkrim u shpreh se si fëmijë kishte ndjekur programin e vitit të ri duke pritur me padurim këngët që Ismet Bogujevci dhe Riza Bytyqi kishin interpretuar.
“Ismet Bogujevci është kënga e rritur në fëmijërinë time. Se çka është martesa e mësuam prej prindërve, por edhe prej këngës ‘Martesa jonë’ të Ismet Bogujevcit. Edhe sot e kësaj dite kur e dëgjoj fjalën Kaçanik më ushtojnë veshët për shkak të vargut ‘ushton Gryka e Kaçanikut” të kënduar nga Ismet Bogujevci. E për Tefik Çangën, shumë kohë para se ta marr vesh se është emri i një fabrike të drurit në Ferizaj, dhe i një partizani të Luftës së Dytë Botërore, kam ditur ta këndoj ngapak duke e imituar Ismet Bogujevcin. Ashtu do të na mungojë por kënga e tij do të rrojë jo vetëm me brezin tonë, por edhe me ata që do të vijnë”, shkroi kryeministri Albin Kurti./InLajmi/