Lidhur me pritjet e gjata e tollovinë që është shkaktuar te salla “1 Tetori” që prej mëngjesit ku të moshuarit u duhet të presin me orë të tëra, madje disa të lodhur nga pleqëria e sëmundjet po rrëzohen, ka reaguar edhe i pari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, shkruan InLajm.
Krejt kjo pamje e këtyre të moshuarëve dhe pritjes së gjatë për vaksina, sipas Haradinajt na thërret për reflektim.
Madje, ai ka një apel për përgjegjësit që mos të trajtohen në këtë mënyrë qytetarët.
Statusi i plotë në Facebook:
Këto pamje na thërrasin të gjithëve për reflektim. Këto pamje prekin ndërgjegjjen e secilit.
Ju lutem mos i trajtoni kështu qytetarët e Kosovës! Reflektoni!
RH
/InLajmi/