Deputetja nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu – Kodra në emër të Grupit Parlamentar ka dozrëzuar kërkesën për vlerësimin e kushtetueshmërisësë vendimit të Kuvendit të Kosovës për ndarjen e 11 milionë eurove, për pagesën e energjisë elektrike për 4 komunat e veriut të Kosovës, raporton InLajmi.
Sipas Deliu – Kodrës ky vendim ëshë i mbështutur nga LVV dhe Lista Serbe ku i njëjti ka dëmtuar buxhetin e shtetit, duke i marrë në mënyrë anti kushtetuese taksat e qytetarëve.
“Kjo përbën shkelje kushtetuese për shkak të trajtimit të parabartë të qytetarëve para ligjit. Kushtetuta e Kosovës dhe ligjet duhet të jenë të bartabarta dhe të zbatueshmë sikur për qytetarët e jugut ashtu edhe për ata të veriut”, ka thënë deputetja Deliu – Kodra.
“Presim që Gjykata Kushtetuese ta trajtojë në merita këtë rast dhe brenda afatit ligjor t’i japë të drejtë kësaj kërkese dhe ta shfuqizojë vendimin e Kuvendit”, ka thënë ajo.
Deliu-Kodra ka rikujtuar që edhe Qeveria e kaluar, e udhëhequr nga Albin Kurti para 1 viti kishte paguar 10 milionë euro për pagesën e rrymës së serbëve në veri, ndërsa tani nëpërmjet vendimit në Kuvend Vetëvendosje ndau edhe 11 milionë euro tjera.
Ndër të tjera deputetja e PDK-së ka rikujtuar Qeverinë Kurti ku e njëjta edhe vitin e kaluar ka ndarë 10 milionë euro për të paguar energjinë elektrike në 4 komunat e Veriut.
“Pra, brenda një periudhe 1 vjeçare qeveria e Albin Kurtit i ndau 21 milionë euro për energjinë e shpenzuar në veri të vendit nga qytetarët dhe bizneset atje. Me këto 21 milionë euro, Qeveria ka mundur të blejë vaksinat anti covid për të gjithë qytetarët e Kosovës e jo t’i mbyllë sytë para katstrofës pandemike që ndodhet vendi”, ka vazhduar ajo. /InLajmi/