Ambasadorja e Kosovës në Izrael, Ines Demiri, ka thënë se të gjithë kosovarët që jetojnë në Izrael janë të sigurtë.
“Të gjithë kosovarët që jetojnë në Izrael janë të sigurt”, tha ambasadorja .
Por, Demiri nuk ka dhënë më shumë detaje rredh vendndodhjes së tyre në Izrael.
Gati qe dy javë kanë filluar përleshjet e dhunshme në Jerusalemin Lindor dhe kanë nxitur luftimet më të ashpra në vitet e fundit në mes të Izraelit dhe militantëve palestinezë në Rripin e Gazës, e si pasojë kanë vdekur dhjetëra persona.
Ndërkaq shteti i Izraelit ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme në qytetin qendror të Lod-it pas trazirave të ndodhura ditët e fundit.
Dy ditë më parë Bashkimi Evropian ka kërkuar që luftimet në Gaza të ndalen. “Shkallëzimi i rëndë në Izrael dhe Territorin Palestinez, përfshirë dhunën e madhe në dhe përreth Gazës, duhet të ndalet”.
Nё deklaratë thuhet se, BE-ja është e tronditur nga numri i madh i vdekjeve dhe plagosjeve, përfshirë fëmijët.
“Prioriteti duhet të jetë mbrojtja e civilëve. Të gjitha përpjekjet duhet të drejtohen në shmangien e viktimave civile dhe mbështetjen e uljes së dhunës në rajon”, thuhet nё tё.
Konflikti izraelito-palestinez është një nga konfliktet më të zgjatura në historinë e njerëzimit. Izraeli është shteti i vetëm hebre në botë, i vendosur në lindje të Detit Mesdhe.
Palestinezët, popullata arabe që vjen nga toka që Izraeli kontrollon tani, i referohen territorit si Palestinë dhe duan të krijojnë një shtet me atë emër. Konflikti izraelito-palestinez, me pak fjalë qëndron në atë se kush e merr atë tokë.
Lufta e vitit 1948 solli largimin e 700 mijë palestinezëve nga shtëpitë e tyre, në atë që këto të fundit e quajnë Nakba, “katastrofë”, përcjell Albanian Post.
Tensionet shpesh janë të larta midis Izraelit dhe palestinzëve që jetojnë në Jeruzalemin Lindor, Gaza dhe Bregun Perëndimor




















