Vjosa Osmani, presidentja e Kosovës, në konferencën me presidentin e Sllovenisë, Borut Pahor ka folur edhe për padinë për gjenocid ndaj Serbisë, shkruan InLajmi.
Osmani tha se ka koordinim të plotë mes institucioneve për atë padi.
Tutje, Osmani tha se për këtë padi do të bashkëpunojnë me secilin shtet që na ndihmon për të arritur drejtësi.
“Unë jam deklaruar edhe më herët, është dakordim i përbashkët i të trija institucioneve, sepse ne koordinojmë çdo qëndrim me kryeministrin Kurti dhe kryetarin e Kuvendit, dhe padia për gjenocid ka qenë ajo që kemi dakordim të plotë. Për secilin që i njeh masakrat që i ka kryer Serbia në Kosovë, qëllimi i forcave ushtarake dhe policore serbe gjatë luftës së fundit ka qenë shfarosja, pra ky ka qenë qëllimi.
Natyrshëm që përgjigja e jona dhe ekspertëve është se në Kosovë është kryer gjenocid. Përgatitja nënkupton se duhet të jetë tepër serioze, me hulumtime të thella dhe do të bashkëpunojmë me sicilin shtet që na ndihmon për të arritur drejtësi”, tha Osmani./InLajmi/