Ka ndërruar jetë sot figura e çmuar e kulturës kosovare dhe folklorit shqiptar, Ismet Bogujevci, shkruan InLajmi.
Për të nderuar figurën dhe punën e të ndjerit, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit në bashkëpunim me institucionin e Ansamblit të Këngëve dhe të Valleve “Shota”, përmes një komunikate, kanë njoftuar se do të organizojnë një ceremoni komemorative nesër më datë 14 maj 2021.
Nga ora11:15 do të bëhet parakalimi i veturës së funeralit përmes sheshit Zahir Pajaziti deri në Teatrin Kombëtar.
Nga ora 11:30 – 14:00 do të bëhet ceremonia zyrtare e homazheve në Teatrin Kombëtar nga delegacionet shtetërore dhe komuniteti.
E varrimi i të ndjerit bëhet në ora 16:00 në varrezat e qytetit në Arbëri.

Komunikata e plotë:
Komunikatë për media
Tit: Itinerari i ceremonisë komemorative për Ismet Bogujevcin
Sot, më 13 maj 2021, ka ndërruar jetë figura e çmuar e kulturës kosovare, doajeni i muzikës popullore dhe folklorit shqiptar, Ismet Bogujevci.
Itinerari për ditën e nesërme është si në vijim:
11:00 – 11:15 | Parakalimi i veturës së funeralit përmes sheshit Zahir Pajaziti deri në Teatrin Kombëtar;
11:30 – 14:00 | Ceremonia zyrtare e homazheve në Teatrin Kombëtar nga delegacionet shtetërore dhe komuniteti;
Varrimi i të ndjerit bëhet në ora 16:00 në varrezat e qytetit në Arbëri.
Ju lusim të respektoni masat kundër pandemisë COVID-19. /InLajmi/