Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë ka uruar besimtarët myslimanë për festën e Fitër Bajramit, përcjell InLajmi.
Ambasada përmes një shkrimi në rrjetet sociale, ka uruar në katër gjuhë qytetarët për për këtë festë.

Ata kanë uruar gjithë myslimanët në mbarë botën.
“Për të gjithë që festojnë Bajramin në Kosovë dhe nëpër botë: Me Fat Fitër Bajrami, Bajram Sherif Mubarek Olsun, Bayramënëz Kutlu Olsun, Eid Mubarak”, ka shkruar kjo ambasadë në Twitter./InLajmi/





















