Kryetarja e Alternativës, Mimoza Kusari-Lila përmes një statusi në Facebook, ka shkruar për përmbylljen e muajit të shenjtë të Ramazanit, shkruan InLajmi.
Ky muaj, siç ka thënë Kusari-Lila, është muaj që ngrit sakrificën, ndjesinë dhe dedikimin ndaj Zotit dhe njeriut.
“Këtë vit kjo ndjenjë e sakrificës dhe solidaritetit kishte kuptim të veçantë pasi rrethanat në mbarë botën janë të veçanta.
Për të gjithë besimtarët muslimanë të cilët agjëruan këtë muaj, uroj që agjërimi të ju ketë forcuar besimin, dashurinë dhe solidaritetin për njëri tjetrin dhe të ju jenë pranuar lutjet dhe agjërimi”, ka shkruar Kusari-Lila
Ky është statusi i plotë i saj:
Sonte u përmbyll muaji i shenjtë i Ramazanit.
Muaji i cili ngrit sakrificën, ndjesinë dhe dedikimin ndaj Zotit dhe njeriut.
Këtë vit kjo ndjenjë e sakrificës dhe solidaritetit kishte kuptim të veçantë pasi rrethanat në mbarë botën janë të veçanta.
Për të gjithë besimtarët muslimanë të cilët agjëruan këtë muaj, uroj që agjërimi të ju ketë forcuar besimin, dashurinë dhe solidaritetin për njëri tjetrin dhe të ju jenë pranuar lutjet dhe agjërimi.
Qoftë i mbarë dhe i bekuar Fitër Bajrami!
Ju sjelltë shëndet, dashuri dhe begati në familjet tuaja!/InLajmi/