• Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi
Wednesday, 22 October, 2025
InLajmi
Advertisement
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
InLajmi
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Ballina Lajme Kosovë

Kastrati: Ministria nuk mundet ta anulojë vendimin për reformën

J G nga J G
12 May 2021
në Kosovë
0 0
0
Kastrati: Ministria nuk mundet ta anulojë vendimin për reformën
0
SHPERNDARJE
21
PAMJE
Share on FacebookShare on Twitter

Kryetari i komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati ka reaguar ndaj vendimit të Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit për vendimin që të rikthehen 441 nxënësve të fshatrave të Kamenicës, përcjell InLajmi.

E lidhur më këtë aj ka thënë se të gjithë ministrat e kan pranuar reformën në arsim, e vetëm ministrja Nagavci jo.

Ndër të tjera i pari i Kamenicës ka thënë se nuk është pronar i idesë së reformës në arsim, as nuk kam qëllime për përfitime personale.

Ndër të tjera Kastrati ka përmenduar edhe pikën 1.20 të kontratës ku ka treguar se çfarë thuhet në të.

“Në pikën 1.20 të kontratës ndërmjet komunës dhe nëpunësit thuhet qartë që nëpunësi obligohet “të mos kërkojë apo pranojë udhëzime lidhur me kryerjen e detyrave të punës nga asnjë organ tjetër përvec drejtorit të shkollës dhe DKA-së ose personave të caktuar nga ta”, ka shkruar kryetari i Kamenicës.

Postimi i plotë i tij:

Arsimi dhe e ardhmja në shoqëri janë të ndërlidhura aq ngushtë saqë nuk munden pa njëra tjetrën. Nuk bëhet arsimi sot për sot. Nuk ka të ardhme pa arsim. Çdokush që pretendon të kundërtën, është ose i hutuar, ose mashtrues. Dhe po të ishte e lehtë të ndërronim kursin, pa ndërhyrë në të tashmen, do të ishte mrekullia vet. Nuk arrihen caqet pa lëvizur vendi. Prandaj, ndryshimet mirëpriten nga ata që janë në disavantazh, e kundërshtohen nga të privilegjuarit. Për këtë arsye, është thellësisht e pakuptimtë të thuhet që një nismë për ndryshime pozitive në arsim do të kundërshtohej pikërisht nga ato vende që kanë nevojë për këtë ndryshim. Asnjë argument racional nuk është dhënë deri sot për të vazhduar t’i mbajtur fëmijët nëpër klasa të vogla, ku nuk zbatohet kurrikula, nuk ka ndërveprim moshatarësh, nuk ka diversitet, e madje shpesh as siguri.

Asnjë prind — nëse ka dy opcione për të ardhmen e fëmijës së tij — nuk e zgjedhë opcionin më të keq.

Studimet më kredibile për të cilat ka konsensus të gjerë shkencor e inkurajojnë riorganizimin e shkollave që e kemi nisur. Profesionistë të shumtë me përvojë e integritet profesional në Kosovë e kanë konfirmuar këtë. Shumica absolute e qytetarëve e pranojnë që riorganizimi është i nevojshëm.

Të gjithë ministrat e arsimit e kanë pranuar që është veprimi i duhur. Përfshirë Ministren aktuale të MAShTI-t.

Por, duke mos qenë imun ndaj manipulimeve, përdorimit politik të cështjes së arsimit, e ngjarjeve të tjera të cilat e ndikuan rrjedhën e procesit, pengesat ndodhën dhe po ndodhin edhe sot. Mirëpo, sadoqë mund të kuptohen këto pengesa, a mund të pranohen? A peshon më shumë një vendim i ministrisë së arsimit për ta kundërshtuar reformën sesa e ardhmja më e mirë e fëmijëve? A duhet të ndërpritet reforma vec se ekziston një trysni e madhe nga disa persona që nuk kanë cfarë të humbin?

Të gjithë e dime që nuk ka argumente me peshë të cilat vlejnë më shumë sesa nevoja për reformë.

Unë nuk jam pronar i idesë së reformës në arsim, as nuk kam qëllime për përfitime personale. Këtë të gjithë e dinë. Unë jam politikani i ndërtuar mbi idealet e trashëguara nga familja ime, angazhimi im politik, e modelet të cilat nuk zbrapsen nga frikësimi as kërcënimi nga pushteti. Unë jam gjenerata e re e politikës e cila vepron për ndryshime pozitive shoqërore, jo për përfitime klanore. Miliona investime në Kamenicë dhe asnjë skandal korruptiv. Qindra projekte dhe asnjë problem. Të gjithë parametrat e mundshëm e kanë shfaqur hapur qëllimin tim të mirë dhe të të gjithë bashkëpunëtorëve në këtë projekt të hulumtuar gjatë dhe të zbatuar me shumë angazhim. Kontrata kolektive e nënshkruar me arsimtarë, siç e kam thënë edhe të tjera herë e hodhi poshtë frikën e trumpetuar në fillim që mësuesit do të mbesin pa punë. Faktikisht, dhjetra mësimdhënës dhe staf teknik me sëmundje kronike kanë shpëtuar nga kjo kontratë. Dhjetra probleme në arsim janë adresuar për shkak të intervenimeve si rezultat i reformës. Si rezultat i reformës është përmirësuar dukshëm infrastruktura shkollore. Por cfarë ndodhi? Pse sot ende jemi në një cikël të mbyllur irracional prej të cilit fëmijët janë ata që po humbasin më së shumti? Nëse reflektojmë dhe ndajmë faktet nga besimet, të vërtetën nga manipulimi, hamendjet nga projeksionet e bazuara, atëherë e kemi një pasqyrë më të qartë të situatës dhe historisë se si erdhëm deri këtu. Nëse mbështetemi në normat, konventat, ligjet e udhëzimet administrative atëherë e gjithë kjo infrastrukturë e mbështetë pozicionin e komunës. Është e qartë, kompetencat e organizimit të arsimit fillor dhe të mesëm të ultë janë të komunave.

Për këtë arsye Ministria nuk mundet ta anulojë vendimin për reformën. Për këtë arsye nuk është bërë një gjë e tillë deri më sot. Për këtë arsye e gjithë çfarë është duke bërë Ministria është manipulim me masën dhe mësimdhënësit, punëdhënës i të cilëve është komuna.

Në pikën 1.20 të kontratës ndërmjet komunës dhe nëpunësit thuhet qartë që nëpunësi obligohet “të mos kërkojë apo pranojë udhëzime lidhur me kryerjen e detyrave të punës nga asnjë organ tjetër përvec drejtorit të shkollës dhe DKA-së ose personave të caktuar nga ta”. Andaj, mësimdhënës të nderuar, çdokush që ju ka ftuar në kundërshtim me Ligjin për Vetqeverisje Lokale, Ligjin për Arsimin Parauniversitar, Ligjin për Arsimin në Komuna, Ligjin e Punës, si dhe kontratën e punës ju manipulon dhe ju rrezikon të ardhmen profesionale dhe sigurinë financiare. Andaj, lutja ime për ju është që të mos i tradhëtoni besimet tuaja në raport me riorganizimin. Askush nuk ka të drejtë t’ua imponojë mendimin që riorganizimi është i drejtë.

Por, ju lutem shumë që të mendoni mirë në raport me ligjet të cilat e përcaktojnë angazhimin tuaj profesional.

Sepse, as Ministri i Arsimit, as Kryeministri e as Presidenti nuk mund të ju mbrojnë nga shkelja e kontratës të cilën ju vet e keni nënshkruar. E kuptoj që pozicioni në të cilin gjendeni nuk është më i përshtatshmi. E kuptoj që premtimet e siguria deklarative ju janë dhënë. Mirëpo, ju siguroj që shkeljet nga ana e ministrisë janë flagrante, dhe përballë ligjit jemi të gjithë të barabartë, pavarësisht sa të fuqishëm mund të duken apo tentojnë të jenë persona të caktuar. Ministria e Arsimit nuk është eprori i Komunës në organizimin e arsimit dhe nuk mund të veprojë kundërligjshëm. Fëmijët të cilët kanë humbur mësimin duhet të marrin mësimin e përshpejtuar e mësimin e rregullt, jo në objekte pa kushte e pa miq, por në shkolla me infrastrukturë të duhur e mësim cilësor.

Arsimi dhe e ardhmja në shoqëri janë të ndërlidhura aq ngushtë saqë nuk munden pa njëra tjetrën. Nuk bëhet arsimi sot për sot. Nuk ka të ardhme pa arsim. Çdokush që pretendon të kundërtën, është ose i hutuar, ose mashtrues. /InLajmi/

Tags: Arberie NagavciMinistria e ArsimitQëndron Kastrati
Postimi i mëparshëm

Personat mbi moshën 65 vjeçare presin radhë të gjata për të marë vaksinën anti-Covid

Postimi tjetër

Aksident në Novoberdë, mbesin të lënduar 3 persona

Të ngjajshme Postime

KQZ-ja me detaje për verifikimin e rezultateve, përmbyllet procesi në 13 komuna
Kosovë

KQZ-ja me detaje për verifikimin e rezultateve, përmbyllet procesi në 13 komuna

16 October 2025
Mot me vranësira e intervale kohore me diell
Kosovë

Në Kosovë pritet të mbajë mot i freskët, me vranësira të shpeshta

29 September 2025
Pamje / Rrahen mes vete disa gra e burra në mes të sheshit në Mitrovicë, paraqiten si lëmoshkërkues palestinezë
Kosovë

Pamje / Rrahen mes vete disa gra e burra në mes të sheshit në Mitrovicë, paraqiten si lëmoshkërkues palestinezë

28 September 2025
Ushtarët e FSK-së përgatiten për qitje nga distanca të largëta
Kosovë

Ushtarët e FSK-së përgatiten për qitje nga distanca të largëta

28 September 2025
Zgjedhjet e 12 Tetorit, Italia i sjell 24 karabinierë në Kosovë
Kosovë

Zgjedhjet e 12 Tetorit, Italia i sjell 24 karabinierë në Kosovë

25 September 2025
548 raste të reja me tuberkuloz për vitin 2024
Kosovë

548 raste të reja me tuberkuloz për vitin 2024

25 September 2025
Postimi tjetër
Aksident në Novoberdë, mbesin të lënduar 3 persona

Aksident në Novoberdë, mbesin të lënduar 3 persona

Lajmet e fundit

Djali i Jakup Krasniqit: Qeveria në largim nuk po bën asgjë më shumë se detyrën ligjore që i takon

Djali i Jakup Krasniqit: Qeveria në largim nuk po bën asgjë më shumë se detyrën ligjore që i takon

16 October 2025
Shqipëri, Gjykata e Lart nuk pranon rekursin, Ilir Meta mbetet në qeli

Shqipëri, Gjykata e Lart nuk pranon rekursin, Ilir Meta mbetet në qeli

16 October 2025
Man Utd dëshiron ta rikthejë pas tri vitesh lojtarin që Ten Hag e largoi nga ekipi

Man Utd dëshiron ta rikthejë pas tri vitesh lojtarin që Ten Hag e largoi nga ekipi

16 October 2025
Shqipe Selimi del me deklaratë ndaras nga VV: Le të protestohet kundër padrejtësisë në Tiranë

Shqipe Selimi del me deklaratë ndaras nga VV: Le të protestohet kundër padrejtësisë në Tiranë

16 October 2025
Protesta e 17 tetorit në Tiranë: Rruga e Kombit pa pagesë për 24-orë

Protesta e 17 tetorit në Tiranë: Rruga e Kombit pa pagesë për 24-orë

16 October 2025
Hasani kundërshton Krasniqin: VV-ja s’e ka votuar Lladrovcin, Memli e edhe të tjerët duhet të japin dorëheqje

Hasani kundërshton Krasniqin: VV-ja s’e ka votuar Lladrovcin, Memli e edhe të tjerët duhet të japin dorëheqje

16 October 2025
Emilija Rexhepi: Do e votojmë qeverinë ‘’Kurti’’, por nuk e di a formohet

Emilija Rexhepi: Do e votojmë qeverinë ‘’Kurti’’, por nuk e di a formohet

16 October 2025
InLajmi

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga IN MEDIA GROUP SHPK. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me të drejta autoriale të In Media Group shpk. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime të përfitimit pa lejen paraprake të Gazetës Online “In Lajmi”.
Lajmet dhe materialet të vendosura në www.inlajmi.com të cilat janë të huazuara nga mediume apo portale të tjera mbeten e drejtë e patjetërsueshme e mediumeve përkatëse.

Na ndiqni

Adresa:

Rr. Mujë Krasniqi, C7/2, nr. 18, Ulpianë, Prishtinë

Redaksia: 046 415 344

049 415 344

Marketingu: 045 55 66 60

Email: info@inlajmi.com

marketing@inlajmi.com

  • Impressum
  • Per ne

© 2021 InLajmi

Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi

© 2021 InLajmi

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Fjalëkalimi i harruar?

Plotësoni formularët më poshtë për t'u regjistruar

All fields are required. Identifikohu

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Identifikohu