• Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi
Saturday, 26 July, 2025
InLajmi
Advertisement
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
InLajmi
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Ballina KRYESORE

Kandiq-Kurtit: Heq dorë nga padia nuk ka gjasa që GJND-ja ta bëjë përgjegjëse Serbinë për gjenocid

V E nga V E
12 May 2021
në KRYESORE
0 0
0
Kandiq-Kurtit: Heq dorë nga padia nuk ka gjasa që GJND-ja ta bëjë përgjegjëse Serbinë për gjenocid
0
SHPERNDARJE
25
PAMJE
Share on FacebookShare on Twitter

Themeluesja e Fondit për të Drejtën Humanitare, shkrimtarja dhe aktivistja serbe për të drejtat e njeriut, e cila në vazhdimësi ka denoncuar brutalitetin dhe krimet e Serbisë, Natasha Kandiq, për Gazetën Express, ka folur për premtimin e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, për padi për gjenocid ndaj Serbisë në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë. Kandiq e ka quajtur nismë politike premtimin e liderit të Vetëvendosjes dhe ka potencuar se si të tillë s’mund as ta përkrahë, meqë thotë se ajo ide nuk i kontribuon sundimit të ligjit dhe drejtësisë për viktimat

Por, cilat janë mësimet që duhet nxjerrë nga rastet e Kroacisë dhe Bosnjës?- A mund të dënohet Serbia për gjenocid në Kosovë nga GJND-ja?- A ka ekspertë në Kosovë që mund të përgatisin padinë?- A mund t’i futen juristët ndërkombëtarë një aventure të tillë të vështirë? A mund që Kosova të llogarisë në Shqipërinë dhe Edi Ramën për këtë çështje dhe cilat mund të jenë pasojat politike për Kosovën në rast të humbjes së një beteje të tillë kundër Serbisë?

Për këto dhe detaje të tjera intervista e plotë:

Gazeta Express: A mendoni se është një proces shumë i vështirë bazuar në faktin që Bosnja dhe Kroacia e kanë humbur një betejë të tillë kundër Serbisë në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë?

Natasha Kandiq: GJND-ja ka konstatuar se Serbia është përgjegjëse për shkeljen e Konventës për Parandalimin dhe Ndëshkimin e Krimit të Gjenocidit në Srebrenicë dhe jo për kryerje të gjenocidit, për të cilën Bosnja dhe Hercegovina ngriti padi. Duhet pasur parasysh se përpara këtij vendimi, Tribunali Ndërkombëtar për Krimet në Jugosllavi kishte dënuar oficerë të Ushtrisë së Republikës Serbe për ndihmë ndaj gjenocidit të Srebrenicës dhe kishte indikacione që GJND-ja nuk kishte bazë ligjore për ta bërë Serbinë përgjegjëse për gjenocid. Ndonëse nuk është një vendim për kryerje të gjenocidit, vendimi për shkelje të Konventës është shumë vendim i vështirë, që tregon për përgjegjësinë e madhe të Serbisë. Kur flasim për padinë e Kroacisë, ishte një akt politik, përfundimi dihej paraprakisht. Nuk ka vendim për gjenocid të Tribunalit Ndërkombëtar për Krimet në Jugosllavi, GJND-ja s’ka prova për një vendim për gjenocid në Kroaci. Kroacia ka shpenzuar shumë para dhe nuk pati rezultate. Njoftimi i kryeministrit Albin Kurti se Kosova do të ngrejë padi për gjenocid nuk ka bazë ligjore. Nëse kryeministri angazhon ekspertë ndërkombëtarë për të vërtetuar se Ushtria Jugosllave dhe Ministria e Punëve të Brendshme të Serbisë kryen gjenocid në Kosovë pas vendimeve të Tribunalit Ndërkombëtar për Krimet në Jugosllavi, do t’i kushtojë shumë Kosovës, shteti serish do të premtojë drejtësi për viktimat, drejtësi speciale, ndëshkim për Serbinë si shtet, dhe Gjykata Ndërkombëtare nuk do të shpallë një vendim të tillë.

Gazeta Express: Cilat janë shanset që Kosova të mund ta padisë Serbinë dhe ta fitojë rastin?

Natasha Kandiq: S’ka asnjë shans që Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë të marrë vendim që Serbia është përgjegjëse për gjenocid në Kosovë. Qeveria e re e Kosovës duhet ta raportojë në Bashkim Evropian dhe Kombe të Bashkuara se si Serbia nuk po i ndëshkon përgjegjësit brenda Ushtrisë Jugosllave dhe oficerët e Ministrisë së Punëve të Brendshme për vrasjen e rreth 7 mijë civilëve shqiptarë, dhe t’iu tregojë atyre (BE’së dhe Kombeve të Bashkuara) se Serbia i trajton ata si heronj, dhe do ta ketë përkrahjen e shoqërisë civile të Serbisë, veçanërisht të Qendrës për të Drejtën Humanitare. Tribunali Ndërkombëtar për Krimet në Jugosllavi ka dhënë mijëra prova kundër oficerëve të Ushtrisë Jugosllave të MPB-së së Serbisë, të cilat janë injoruar plotësisht nga Prokuroria Serbe. Qeveria e Kosovës duhet të insistojë që Bashkimi Evropian, siç mbështet punën e Dhomave të Specializuara të Kosovës, duhet të reagojë fuqishëm ndaj faktit se Serbia nuk po i përmbush detyrimet e saj ndërkombëtare kur bëhet fjalë për krimet e kryera kundër Kosovës. S’ka pasur aktakuza të reja për krimet në Kosovë për një kohë të gjatë. Qeveria e Kosovës mund të gjejë mbështetje të fuqishme për këtë çështje. Por jo për ide politike, siç është kjo e padisë për gjenocid. Një çështje tjetër shumë e rëndësishme janë të zhdukurit, por në mesin e të zhdukurve (1642) ka edhe shqiptarë për zhdukjen e të cilëve janë përgjegjës UÇK’ja. Sido që të jetë, ka një numër të madh të zhdukjeve në grupe, siç janë zhdukjet e 30 burrave në Beleg, 50 nga Kralani, 15 të tjera nga Meja, së paku 25 nga Deçani, Krusha e Vogël dhe Rahoveci- për të cilët janë përgjegjës Ushtria Jugosllave dhe Ministria e Punëve të Brendshme të Serbisë,

Gazeta Express: Cila mund të jenë pasojat politike nëse Kosova humb një betejë të tillë në GJND kundër Serbisë?

Nastasha Kandiq: Më lejoni të përsëris, kjo padi nuk duhet të përgatitet. S’ka ekspertë në Kosovë që mund ta bëjnë një gjë të tillë, derisa ekspertët më të mirë ndërkombëtare nuk do të pranojnë një punë të tillë, përjashto ata që e shohin si një mundësi për të fituar shumë para. Instituti i Krimeve të Luftës duhet të ringjallet. Një ka ekzistuar, tjetri duhet të shfrytëzojë ato çfarë Instituti kishte grumbulluar, dhe të vazhdohet drejt ndërtimit të një institucione të rëndësishëm.

Gazeta Express: Në opinionin tuaj, cilat janë parakushtet që Kosova duhet të përmbush për t’u future në një betejë të tillë me Serbinë në GJND?

Natasha Kandiq: Nëse Qeveria e Kosovës dhe kryeministri, Albin Kurti, nuk zmbrapsen nga ideja e tyre për padi për gjenocid, atëherë kanë një punë të madhe përpara, që do të kushtojë shumë-para se gjithash, për të vendosur se kush do ta ngrejë padinë. Nuk jam e sigurt që Edi Rama do të përkrahë një ide të tillë dhe që Kosova mund të llogarisë në Shqipërinë për një gjë të tillë.

Gazeta Express: A do ta ndihmoni Kosovën rreth kësaj çështje nëse një gjë e tillë iu kërkohet nga institucionet e Prishtinës?

Natasha Kandiq: Sikur më herët, Qendra për të Drejtën Humanitare do të mbështesë drejtësinë për viktimat e shkaktuara nga forcat serbe, por në rastin e padisë për gjenocid, ne nuk mund të mbështesim një ide politike që nuk i kontribuon sundimit të ligjit dhe drejtësisë për viktimat. Por, si më parë, ne gjithmonë do të themi dhe do të paraqesim prova se si Qeveria e Serbisë mbron nga përgjegjësia penale qindra oficerë që kanë kryer krime në Kosovë.

Tags: Albin Kurdigjenocidi serbGJND-jaNatasha KandiqPadia
Postimi i mëparshëm

Bekë Berisha: Ja si u përballa me xhandarmërinë serbe në veri

Postimi tjetër

Shkon në 50 numri i viktimave nga sulmi me raketa në Gaza

Të ngjajshme Postime

Limaj: Albin Kurti nuk i ka 61 vota për ta bërë Qeverinë, këtu është e gjithë bllokada
KRYESORE

Limaj: Albin Kurti nuk i ka 61 vota për ta bërë Qeverinë, këtu është e gjithë bllokada

25 July 2025
Dështim i 52-të, seanca vazhdon nesër në orën 14.00
KRYESORE

Dështim i 52-të, seanca vazhdon nesër në orën 14.00

25 July 2025
Zemaj: VV-ja s’e ka hallin e Kuvendit, por të qeverisë sepse s’i ka numrat
KRYESORE

Zemaj: VV-ja s’e ka hallin e Kuvendit, por të qeverisë sepse s’i ka numrat

25 July 2025
Haxhiu: E vetmja zgjidhje do të jenë zgjedhjet
KRYESORE

Haxhiu: E vetmja zgjidhje do të jenë zgjedhjet

25 July 2025
Rexhepi: Kurti po bisedon me Limajn për krijimin e një Qeverie, jo për postin e Kryeparlamentarit
KRYESORE

Rexhepi: Kurti po bisedon me Limajn për krijimin e një Qeverie, jo për postin e Kryeparlamentarit

25 July 2025
Ish-Presidenti Hashim Thaçi: Kam bërë plot gabime, por nuk kam gënjyer dhe mashtruar
KRYESORE

Ish-Presidenti Hashim Thaçi: Kam bërë plot gabime, por nuk kam gënjyer dhe mashtruar

24 July 2025
Postimi tjetër
Shkon në 50 numri i viktimave nga sulmi me raketa në Gaza

Shkon në 50 numri i viktimave nga sulmi me raketa në Gaza

Lajmet e fundit

Çfarë ka ndodhur më 27 prill ndër vite?

Çfarë ka ndodhur me 26 korrik ndër vite?

26 July 2025
Mish me lëng në furrë – Receta e veçantë me shije speciale

Mish me lëng në furrë – Receta e veçantë me shije speciale

26 July 2025
Moti në Kosovë, me diell

Mot me diell dhe jashtëzakonisht i nxehtë. Temperaturat do të arrijnë kulminacionin që shkojnë deri në 43 gradë celsius

26 July 2025
Energjia e çliruar nga marrëdhëniet tona, fushë energjie që përcakton mirëqenien apo vuajtjen tonë

Energjia e çliruar nga marrëdhëniet tona, fushë energjie që përcakton mirëqenien apo vuajtjen tonë

26 July 2025
Mjete pirotenik hidhen tek Stacionit të Policisë së Kosovës në Mitrovicën e Veriut

Arrestohet një zyrtar policor i dyshuar për aksidentin me fatalitet në rrugën Prishtinë–Mitrovicë

25 July 2025
“S’ka rëndësi çka thotë ai”, Trump shpërfill Macronin për çështjen e Palestinës

“S’ka rëndësi çka thotë ai”, Trump shpërfill Macronin për çështjen e Palestinës

25 July 2025
Serbia ia cakton një muaj paraburgim kosovarit për të cilin pretendon se ishte pjesë e UÇK-së

Serbia ia cakton një muaj paraburgim kosovarit për të cilin pretendon se ishte pjesë e UÇK-së

25 July 2025
InLajmi

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga IN MEDIA GROUP SHPK. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me të drejta autoriale të In Media Group shpk. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime të përfitimit pa lejen paraprake të Gazetës Online “In Lajmi”.
Lajmet dhe materialet të vendosura në www.inlajmi.com të cilat janë të huazuara nga mediume apo portale të tjera mbeten e drejtë e patjetërsueshme e mediumeve përkatëse.

Na ndiqni

Adresa:

Rr. Mujë Krasniqi, C7/2, nr. 18, Ulpianë, Prishtinë

Redaksia: 046 415 344

049 415 344

Marketingu: 045 55 66 60

Email: info@inlajmi.com

marketing@inlajmi.com

  • Impressum
  • Per ne

© 2021 InLajmi

Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi

© 2021 InLajmi

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Fjalëkalimi i harruar?

Plotësoni formularët më poshtë për t'u regjistruar

All fields are required. Identifikohu

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Identifikohu