Një aksident trafiku ka ndodhur sonte në rrugën Prishtinë – Fushë Kosovë, shkruan InLajmi.
Këtë e ka konfirmuar, zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
“Sot rreth orës 19:00, në rrugën Prishtinë -Fushë Kosovë, ka ndodhur një aksident trafiku ku janë përfshirë dy vetura në lëvizje. Në aksident janë shkaktuar vetëm me dëme materiale”, ka thënë Ahmeti.
Ndryshe, në 24 orët e fundit kanë ndodhur 70 aksidente trafiku, 28 me persona të lënduar kurse 42 tjerë me dëme materiale./InLajmi/