Një grua 20-vjeçare me origjinë britanike, u vra në shtëpinë e saj, pranë krevatit të foshnjës e cila ishte në moshën 1 vjeç, në Glyka Nera të Greqisë.
Mediat e huaja, bëjnë me dije se tre burra kanë hyrë apartamentin ku jetonin çifti dhe vajza e tyre, duke lënë të vdekur të renë.
Ndërkohë sipas policisë, bashkëshorti është gjetur i lidhur në një karrige në kuzhinën e shtëpisë. Pasi kriminelët i vranë bashkëshorten burri emri i të cilit nuk është bërë i ditur, ka arritur që të njoftojë policinë, e cila ka arritur menjëherë në vendngjarje. Për fat të mirë foshnja është mirë.
Sipas raportit të policisë, tre autorë, të veshur me kapuç, hynë në shtëpi në orët e para të mëngjesit dhe po kërkonin para dhe bizhuteri. Burri i gruas fatkeqe, pilot me profesion, dëshmoi në polici se në shtëpi kishte shumën prej 10,000 eurosh, e cila u grabit nga autorët e krimit, shkruan EO
Hetimi paraprak për çështjen po kryhet nga Departamenti i Vrasjeve në Drejtorinë e Sigurisë së Atikës.