Qeveria bëri të ditur se duke filluar nga 12 maji i vitit 2021, ndalesa dhe regjimi i veçantë i lëvizjes së popullsisë dhe automjeteve me transport publik të fillojë nga ora 24:00 deri në orën 04:00 të mëngjesit
Qeveria e Maqedonisë së Veriut miratoi propozimin e shtabit të krizave që prej 13 majit ora policore të shkurtohet dhe të zgjasë prej orës 24:00 deri në orën 04:00
Qeveria nëpërmjet një njoftimi në median sociale bëri të ditur se duke filluar nga 13 maji i vitit 2021, ndalesa dhe regjimi i veçantë i lëvizjes së popullsisë dhe automjeteve me transport publik të fillojë nga ora 24:00 deri në orën 04:00 të mëngjesit.
Në përputhje me këtë, koha e lejuar për punë e objekteve gastronomike për punë me vizitorë/mysafirë në pjesën e hapur të objektit gastronomik (tarraca verore, kopshte, dhe jo në pjesën e mbyllur) është deri në orën 23:30, edhe atë duke filluar nga 12 maji.
Gjithashtu duke filluar nga 12 maji 2021, të gjitha ngjarjet dhe evenimentet mund të mbahen në përputhje me protokollet e dedikuara, deri më 30 për qind të kapacitetit të hapësirës së mbyllur.
Sallat për ushtrime, qendrat e fitnesit dhe palestrat sportive mund të fillojnë me kryerjen e aktiviteteve në objekte të tyre duke filluar nga 12 maji i vitit 2021, transmeton Anadolu Agency (AA).
Qeveria më herët kishte paralajmëruar se për festën e Bajramit midis 12 dhe 13 majit, sikur edhe për Pashkët midis 1 dhe 2 majit, nuk do të ketë orë policore.