Ka ndërruar jetë sot ish-zyrtari i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), Bajram Neziri, shkruan InLajmi.
Mësohet se Neziri ka qenë i shtrirë në spital pasi ishte i prekur nga koronavirusi.Kjo është bërë e ditur përmes familjarëve të të ndjerit, përmes llogarisë Facebok.
Neziri, ishte njëri prej kontribuuesve më të mëdhenj të futbollit Kosovar dhe një prej punëtorëve të palodhshëm në FFK.
Ndryshe, bëhet e ditur se varrimi i të ndjerit do të bëhet nesër në varrezat e Prishtinës.