Këngëtarja shqiptare me famë botërore Dua Lipa këtë vit është nominuar në 3 kategori në “Brit Awards”. Ajo ka fituar njërin prej çmimeve në fillim të ceremonies, shkruan InLajmi.
Këngëtarja ka marrë çmimin ‘Best Female solo artist’ (Artistja solo më e mirë), ndërsa është e nominuar edhe në 2 kategori të tjera.
Dua tha se këtë çmim ua dedikon punëtorëve shëndetësorë të vijës së parë të frontit.
“Unë mendoj se ajo që duhet të bëjmë është të japim të gjithë një duartrokitje dhe t’i dërgojmë Borisit, kryeministrit britanik një mesazh, që ne të gjithë mbështesim një rritje page për punëtorët e vijës së parë”, ishte thirrja e Duas./InLajmi/