Këngëtarja e njohur shqiptare, Dua Lipa, është duke pasur sukses të madh në industrinë muzikore, shkruan InLajmi.
E së fundmi, Dua është shfaqur në tapetin e kuq të “Brit Awards 2021”, duke marrë vëmendje të madhe.
Ajo zgjodhi që të vishet me stilin e të ndjerës, Amy Winehouse, ndërsa theksoi edhe fizikun e formësuar.Flokët i kishte të kapura lart kokës, kurse për makijazh shkoi me disa nuanca shumë të hapura. E me këtë veshje Dua thjesht dukej e mahnitshme
Atmosferën në këtë ngjarje dhe si është dukur, ajo e ka shfaqur përmes llogarisë së saj Instagram.
Dua përndryshe është nominuar në tre kategori të “Brits”./InLajmi/