Koordinatori i Qendrës së Vaksinimit në Prishtinë Niman Bardhi ka raportuar se vetëm sot janë vaksinuar 200 persona në sallën “1 Tetori” në kryeqytet, raporton InLajmi.
Sipas tij procesi i vaksinimit po bëhet që nga 5 maji në këtë sallë.
“Sot jemi në ditën e shtatë me radhë nga 5 maji e tutje mbi procesin e vaksinimit në sallën “1 Tetori”. Aktualisht i kemi mbi 200 të vaksinuar”, është shprehur ai.
Bardhi ka treguar se deri më sot 4 mijëdoza të Pfizer janë aplikuar në sallën “1 Tetori”.
“Edhe sot kemi vazhduar me personelin shëndetësor. Nëse i referohemi statistikave totale deri më sot kemi kaluar 4.000 doza të vaksinës Pfizer të aplikuar në sallën ‘1 Tetori’”, ka shtuar ai.
Ndër të tjera Bardhi ka treguar se janë vaksinuar 29 mijë persona.
“Ndërsa në numrin total në nivel vendi nga dita e parë e vaksinimit 29 mars e deri më sot kemi rreth 29 mijë të vaksinuar. Siç po e shihni në mënyrë graduale jo në fluks procesi po vazhdon shumë mirë”. /InLajmi/