Pas mbylljes së punimeve të seancës konstituive, si dhe të zgjedhjes së organeve të Legjislaturës pas një pauze të shkurtër u ftua edhe seanca e rregullt e Kuvendit Komunal me dy pika te rendit te ditës.
1.Shqyrtimi dhe miratimi i propozimit për Kryetar , zëvendës kryetar dhe anëtareve të këshillit komunal,
2.Nderprerja e mandatit te kryetarit dhe sekretarit te organit të përkohshëm.
Pas aprovimit të rendit të ditës kryetari i Kuvendit Komunal, Sami Salihu lexoi biografinë e kandidates për Kryetar të Komunës se Preshevës Ardita Sinanit.
Edhe në ketë pike të rendit pati diskutime të shumta duke drejtuar edhe etiketime dhe fyerje të ndryshme ndaj znj Sinani, z.Mustafa si dhe ndaj z.Salihu.
Kandidatja për kryetar të komunës znj. Ardita Sinani propozoi për zëvendëskryetar Ragmi Mustafën, si dhe 7 anëtarë të këshillit komunal, organe këto të qeverisjes së Sinanit.
Me 22 vota pro, Ardita Sinani zgjidhet kryetare e Komunës së Preshevës, ndërsa kundër ishin 9 vota, përcjell Indeksonline
Për zëvendës kryetar të komunës me 23 vota PRO dhe 10 kundër zgjidhet ndihmës kryetar z.Ragmi Mustafa, ndërsa për anëtarët të këshillit komunal u votuan:
Selman Sadiku
Rinor Dalipi
Sara Mustafa
Erxhan Ramadani
Latif Afizi
Suejb Musliji
Jashar Sahiti