Policia e Kosovës ka njoftuar se në Kamenicë është ndaluar një autmjet transportues dhe brenda tij janë gjetur 11 copë dhi pa certifikatë të transportit dhe pa certifikatë të dezifektimit të automjetit, përcjell InLajmi.
Sipas Policisë rasti i është dorëzuar zyrtareve të agjencisë së ushqimit dhe veterinarisë.
Njoftimi i plotë i Policisë së Kosovës
Fsh. Rogoqice, Kamenicë, 09.05.2021 – 13:20. Raportohet se nga njësiti policor është ndaluar automjeti transportues që drejtohej nga i dyshuari mashkull kosovar dhe gjatë kontrollit është vërejtur se i njëjti transportonte 11 copë dhi pa certifikatë të transportit dhe pa certifikatë të dezinfektimit të automjetit. Rasti i kompletuar i është dorëzuar zyrtareve të AUV, për procedura të mëtutjeshme. /InLajmi/


















