Gjatë një sulmi të armatosur të dielën në shtetin verior Katsina të Nigerisë, 11- persona kanë humbur jetën, bëri të ditur policia.
Persona të armatosur mbërritën me motoçikleta pasdite në fshatin Tsatskiya, duke qëlluar me armë mbi banorët.
11- banorë të fshatit humbën jetën në sulm, 3 njerëz u plagosën dhe qindra u larguan nga shtëpitë e tyre.
Zëdhënësi i Policisë së shtetit Katsina, Isah Gambo, konfirmoi sulmin dhe tha se forcat e sigurisë janë dërguar në zonë.
Përdorimi i motoçikleta e është ndaluar në disa shtete në Nigeri për shkak të sulmeve të fundit nga persona të armatosur., përcjell BallkanWeb.

Pjesa veriore e vendit të Afrikës Perëndimore është prekur nga një krizë shumëdimensionale që është e rrënjosur në tensionet e gjata midis grupeve etnike dhe fetare dhe përfshin sulme nga grupe kriminale dhe banditizëm.