Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, e ka dekoruar me medaljen më të lartë shtetërore “Urdhri i Yllit të Karagjorgjit”, fituesin e çmimit Nober për letërsi gjatë vitit të kaluar, Peter Handke, i cili i bëri apologjetikë Sllobodan Millosheviqit për krimet e kryera në Ballkan.
Siç raporton agjencia serbe e lajmeve ‘Tanjug’, Vuçiq e falënderoi Handken për gjithçka që bëri për Serbinë, duke e konsideruar “zëdhënës” të tyre.
“Faleminderit shumë. Serbia me këtë tregon mirënjohjen e saj për akademikun dhe mikun e saj Handke. Faleminderit për gjithçka që keni bërë për Serbinë”, është shprehur Vuçiq, transmeton Insajderi.
Handke mbështeti regjimin e Sllobodan Millosheviçit, duke e mohuar gjenocidin në Bosnje dhe Hercegovinë, si dhe krimet në Kosovë.