Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se në 24 orët e fundit janë kryer 1444 testime nga të cilat 30 persona kanë rezultuar pozitivë me koronavirus.
Ndërkohë, në 24 orët e fundit janë shëruar 952 persona, ndërsa kanë ndërruar jetë 4 persona të prekur me Covid-19, përcjell A2.
Aktualisht në spitalet COVID po trajtohen 99 pacientë, 6 në terapi intensive, nga të cilët 4 pacientë janë të intubuar.