Ministria e Mbrojtjes nga viti 2022 pritet që të ketë bugjet mbi 100 milionë euro, përcjell InLajmi.
Kjo është bërë e ditur nga faqja zyrtare e Partisë në pushtet, LVV-së.
Sipas tyre duke filluar nga viti i ardhshëm buxheti vjetor i Ministrisë së Mbrojtjes për herë të parë do të jetë mbi 100 milionë euro.
Sipas tyre Qeveria Kurti ka bërë prioritet që vendi të ka një forcë të gatshme për mbrojtjen e vendit.
Postimi i plotë i LVV-së:
Korniza Afatmesme e Shpenzimeve 2022-2024 e miratuar në mbledhjen e 10-të të Qeverisë parasheh që, duke filluar nga viti i ardhshëm, buxheti vjetor i Ministrisë së Mbrotjes për herë të parë të jetë mbi 100 milionë euro. Qeveria Kurti ka për prioritet që të kemi një forcë të gatshme për mbrojtjen e vendit dhe për të kontribuuar në paqen dhe sigurinë globale. /InLajmi/