Kryetari i deritashëm i Preshevës, Shqiprim Arifi, përmes një statusi në llogarinë e tij Facebook, ka komentuar zhvillimet e fundit, gjegjësisht zgjedhjet në Preshevë, shkruan InLajmi.
Ai ka thënë se ka qenë nder i veçantë t’i shërbej qytetarëve të Komunës së Preshevës, ndërsa ka theksuar se shumë punë janë përfunduar, e shumë të tjera ka filluar në të mirën e vendit.
Derisa ka falendëruar të gjithë ata që e kanë përkrahur dhe mbështetur, ka pasur edhe një mesazh për të gjithë cinikët, keqdashësit e vendit, ozurpatorët.
Atyre ju ka treguar se do të mbetet në vendin e vet, në Preshevë, aty ku e ka vendin.
Ky është statusi i plotë i tij:
Ishin plotë tre vite qeverisje në cilësinë e kryetarit të Komunës së Preshevës, ishte nder i veçantë për mua t`i shërbej qytetarëve të Komunës së Preshevës.
Shumë punë kemi përfunduar, e shumë punë tjera kemi filluar në të mirën e vendit tonë. Gjithmonë e përherë ndihem krenar për Preshevën.
Jam falënderues për ju, të nderuar qytetarë të Komunës së Preshevës që edhe në zgjedhjet e fundit më keni dhënë besimin për të vazhduar punën e filluar, por ja që ky sistem elektoral i pazareve është ashtu siç është, ku udhëheqësinë me Komunën e marrin ata që kanë humbur bindshëm zgjedhjet.
Një hap i madh regresi për Preshevën, një hap mbrapa për qytetarët tanë. Sidoqoftë Alternativa për Preshevën do të kthehet shumë shpejtë, meqë siç e dijnë të gjithë NDRYSHIMI NUK NDALET!
I falënderoj nga zemra mijëra përkrahës, votues, anëtarë, si dhe gjitha instancat e Alternativës sonë! 💙
I falënderoj nga zemra bashkëpunëtorët e mi në administratën komunale dhe institucioneve ku themelues është Kuvendi, e sidomos anëtarët e kabinetit tim, që kanë punuar ditë e natë për të mirën e Preshevës. 💙
I falënderoj nga zemra Diasporën tonë Shqiptare të shpërndarë në gjithë rruzullin tokësor, e i them se keni qenë dhe jeni patriot e atdhedashës. 💙
I falënderoj nga zemra të gjithë qytetarët e Komunës së Preshevës që angazhohen për një jetë të mirë në vendin tonë. 💙. /InLajmi/
I falënderoj nga zemra familjen time, bashkëshortes, prindin, vajzave të mia për mirëkuptimin dhe durimin e tyre të palodhur me rastin e mungesës sime gjatë udhëheqjes së Komunës së Preshevës. 💙
Dhe për fund një lajm të hidhur për gjithë cinikët, keqdashësit e vendit tonë, ozurpatoret, linçuesit publik, puthadorët, lajkatarët e servilët të kastave politike, unë Shqiprim Arifi jam këtu në vendin tim në Preshevë dhe këtu do të mbetem, sepse është fare e thjeshtë Unë e dua Preshevën! ❤/InLajmi/