Një vajzë dyshohet se vrau të motrën në Fushë-Kosovë. 2 fëmijë rreth 8 vjeçar në Shtime u goditën për vdekje. Po ashtu edhe një 66 vjeçar ka vdekur në një aksident trafiku në rrugën Prishtinë-Mitrovicë.
Një aksident tragjik ka ndodhur të dielën në fshatin Carralevë të Shtimes, ku për pasojë kanë mbetur të vdekur 2 fëmijë.
Policia për rajonin e Ferizajt ka konfirmuar rastin e rëndë, ku thotë se fëmijët kanë qenë duke ecur kur janë goditur nga vetura e cila ishte në shpejtësi të madhe.
Policia njofton se shoferi i veturës është ndaluar për 48 orë.
Në njoftimin e policisë drejtuar lajmi.net thuhej:
Policia ka marrë informacion për aksidentin e trafikut në të cilin ishte e përfshirë një veturë dhe 2 këmbësorë, fëmijë të lindur në vitin 2013.
Deri te aksidenti dyshohet të ketë ardhur, kur automjeti i udhëtarëve ishte duke lëvizur në rrugën Shtime –Prizren dhe me të arritur në fshatin Carralevë, për shkak të mospërshtatjes të shpejtesisë së lëvizjes dhe kushteve të rrugës, kthesë, humbë kontrollin mbi automjet dhe kalon në shiritin e kundërt të levizjes dhe i godet dy këmbësoret në trotuar.
Si pasojë e ketij aksidenti të komunikacionit, fillimisht lëndime të rënda trupore marrin 2 këbësorët, të cilët pasi marrin ndihmën e parë mjekësore në QKMF-Shtime, dërgohen në QKUK-Prishtinë për tretman të mëtutjeshëm mjekësor.
Më pas, të 2 këmbësorët nuk kanë mundur ti mbijetojnë lëndimeve të rënda trupore dhe kanë ndërruar jetë në QKUK-Prishtinë.Me vendim të Prokurorit të Prokurorisë Themelore në Ferizaj, drejtuesi i automjetit , V.M ( M/SH/K ) është ndaluar për 48 orë.
Njësia rajonale e komunikacionit rrugor e drejtorisë rajonale të policisë në Ferizaj , i ka marrë të gjitha masat e nevojshme në lidhje me këtë rast.
Po ashtu në Vragoli të Fushë Kosovës dyshohet se motra e ka mbytur të motrën 33 vjeçare.
Lajmin e ka konfirmuar për lajmi.net, zëdhënësi i PK-së për Rajonin e Prishtinës, Agron Borovci, i cili tha se policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes si dhe mjekët emergjent të cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimës femër 33-vjeçare.
“Mbështetur në të dhënat fillestare të këqyrjes së vendit të ngjarjes përkundër që ka elemente që sugjerojnë për një vdekje të dhunshme, policia me kujdes të shtuar po heton rastin si vdekje të dyshimtë dhe po ndërmerr të gjitha veprimet e duhura hetimore dhe ato forenzike – të ekzaminimit që do të ndihmonin hetimin e ngjarjes si dhe sqarimin dhe ndriçimin e plotë të rastit”, tha ai.
Një aksident trafiku me fatalitet ka ndodhur të dielën në rrugën nacionale Mitrovicë-Prishtinë segmenti rrugor fshati Kçiq, ku të përfshira ishin dy vetura civile.
Ssi pasojë e aksidentit dhe lëndimeve të pësuara më pas në QKUK ka vdekur viktima, Sh. N.,66 vjeçar.
“Hetuesit e njësisë së trafikut rajonal, nën udhëheqjen e prokurorit të rastit, janë duke zhvilluar hetime për të sqaruar të gjitha rrethanat që kanë të bëjnë me aksidentin fatal”, thuhet në përgjigjen e Policisë.