Zymer Bytyqi ka zgjedhur përfundimisht që ta përfaqësojë Kosovën.
24-vjeçari ka treguar se ka vendosur qysh moti që të luajë për Kosovën, pasi për të i rrah zemra më së shumti.
“Së pari kam shumë respekt për Kombëtaret e interesuara për mua (Norvegjia dhe Shqipëria), por kam pasur kontakte me trajnerin Bernard Challandes dhe menaxherin Bajram Shala, ku kemi folur mirë dhe bisedat ishin shumë pozitive.
Për me vendos kam qenë i vendosur moti që dua të luaj për Kosovën pasi është vendi im dhe për Kosovën rreh më së shumti zemra.
Në mars nuk ishte i grumbulluar, edhe pse tifozët të kanë kërkuar shumë, por a do ta shohin Zymerin të grumbulluar?
Kismet po, do të jem në Kosovë”, tha për Telegrafin, Zymer Bytyqi.I lindur në Snt.Truden të Belgjikës, mesfushori 24-vjeçar ka luajtur me Kosovën edhe një miqësore përpara se të pranohej në FIFA dhe UEFA, ndërsa me të rinjtë ka qenë pjesë e kombëtareve të moshave të Norvegjisë nga U-17 deri në atë U-21, përcjell Almakos.com.
Aktualisht, Bytyqi është pjesë e Konyasporit në Turqi ku ka gjetur vend titullari dhe është duke bërë paraqitje pozitive.