Shefi i Diplomacisë Evropiane, Josep Borrell ka deklaruar se nuk do të shkojnë fare në pushim, para se të rifillojë dialogu Kosovë-Serbi.
Përmes një konference për media, Borrell deklaroi se takimi i parë pritet të mbahet para muajit qershor, siç edhe janë dakoruar me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.
”Dialogu do të rifillojë para fundit të qershorit siç kemi rënë dakord me kryeministrin Kurti.Nuk ka lajme të reja. Që nga takimi i fundit që pata me Kurtin. Ata kanë nevojë për kohë për t’u përgatitur”, tha Borrell.
Ai theksoi se duhet të ketë një takim për t’u ditur i gjithë informacioni i nevojshëm, transmeton lajmi.net.
”Nuk mund të shkojmë në pushime, para se të rinisë dialogu.Ne duhet të kemi këtë takim. Shpresoj që ata të kenë të gjithë informacionin e nevojshëm. Dhe shpresoj që të vijnë në Bruksel të përgatitur mirë”, shtoi ai.