Bashkësia Islame e Kosovës ka njoftuar opinonin e gjerë se muaji i Ramazanit do të përfundojë të mërkurën me datë 12 maj ndërsa Dita e parë e festës së Fitër Bajramit do të jetë me 13 maj ditë e enjtë, përcjell InLajmi.
Sipas njoftimit të BIK-ut flaja e Fitër Bajramit do të mundësohet në xhami, por manifestimet tradiocionale nuk do të mbahet dhe as dhe falja e sabahut do të mbahët në shtëpija.
Kjo për shkak të gjendjes pandemike gjithashtu BIK ka kërkuar nga besimtarët që gjatë faljes së namazit të ruajnë distancën fizike si dhe të respektojnë masat anti-Covid.
Postimi i plotë i BIK-ut:
DITA E PARË E FITËR – BAJRAMIT
Të enjten më 13 maj 2021
Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës njofton opinionin e gjerë se muaji i madhëruar i Ramazanit përfundon ditën e mërkurë, më 12 maj 2021.
Dita e parë e festës së Fitër – Bajramit është ditën e enjte më 13 maj 2021.
Për shkak të gjendjes pandemike në xhamitë e vendit nuk do të ketë manifestim tradicional, madje edhe namazi i sabahut do të falet nëpër shtëpi, e në xhamia do të falet vetëm namazi i Fitër Bajramit.
Falja e namazit t ë Fitër – Bajramit do të bëhët në orën 05:53 ndërsa . Xhamitë do të hapen vetëm 15 min para faljes së namazit të Bajramit.
Kërkohet nga besimtarët që gjatë faljes së namazit të Fitër Bajramit të ruajnë distancën fizike dhe të respektojnë masat anticovid.
Hytben e Fitër – Bajramit në xhaminë e madhe në Prishtinë do ta mbajë Myftiu i Kosovës, Naim ef. Tërnava, i cili do t’u drejtohet opinionit të gjerë me një mesazh të shkurtë për këtë festë.
Poashtu për shkak të gjendjes pandemike, myftiu i Kosovës nuk do të organizoj pritjen tradicionale të festës së Fitër Bajramit.
Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës të gjithë besimtarëve dhe opinionit të gjerë ua uron festën e Fitër- Bajramit, duke e lutur Zotin që t’i ketë pranuar agjërimin, lutjet dhe ibadetet tona.
Me fat festa e Fitër-Bajramit! /InLajmi/