Policia e Kosovës ka njoftuar se brenda 24 orëve ka shqiptuar 719 tiketa për mos respektimin e ligjit Covid-19, përcjell InLajmi.
Policia gjithashtu ka bërë të ditur se ka shqiptuar 1078 tiketa trafiku.
Brenda 24 orëve Policia ka raportuar se kanë ndodhur 55 aksidente trafiku. 26 nga 55 ishin me dëmë materiale, ndërsa 29 të tjerët me të lënduar. /InLajmi/
Aksident trafiku me fatalitet | 0 |
Aksident trafiku me të lënduar | 29 |
Aksident trafiku me dëme materiale | 26 |
Tiketa trafiku të shqiptuara | 1078 |
Tiketat e shqiptuara në bazë të ligjit Covid – 19 | 719 |
Persona të arrestuar | 10 |
Persona në mbajtje | 9 |
Persona në ndalim policor | 0 |
Persona në vuajtje të dënimit | 0 |