Bjeshkatarët e grupit “Kosovo Mountain Club” kanë vazhduar ecjen e tyre sot në zonën e Zubin Potokut e banuar me serbë, përcjell InLajmi.
Gjatë ecjes së tyre janë ndëgjuar disa të shtëna armësh, mirëpo jo në drejtim të tyre.
Nga “Kosova Mountain Club” kanë thënë se të gjithë janë mirë dhe të sigurtë.
Sipas tyre janë duke e vazhduar ecjen për në Shalë të Bajgores dhe se ecja e tyre sot ka qenë e lajmëruar në institucionin përkatës.
Njoftimi i tyre pa ndërhyrje:
Te gjithe jemi mire dhe te sigurt pas incidentit qe ndodhi. Tani po vazhdojme ecjen ne Shale te Bajgores.
Ecja sot ka qene e lajmeruar ne institucionin perkates.
Ju faleminderit qe treguat shqetesim dhe kujdes. /InLajmi/