Ish-ushtari i UÇK-së, Alber Bucolli, i cili tashmë jeton dhe vepron në Gjermani duke e parë rrjedhen politike në Kosovë si dhe përzgjedhjen e kandidatëve për deputet në Kuvendin e Kosovës, ju është drejtuar nënave të dëshmorëve me pyetjen se a i ka nderuar Kosova bijtë e tyre, përcjell InLajmi.
Ai përmes një postimi në Facebook ka shkruar se është për tu parë, çuditur e tmerruar që deputeti i Kuvendit të Kosovës ka vetëm 4 vjet shkollë.
Ndër të tjera ish-ushtari i UÇK-së ka shkruar se a ja ka vlejtuar sakrifica e gjaku i derdhur për t’i dhënë mundësi të ulët në Kuvend krejtë këta të paditur.
Postimi i plotë i tij:
Çfarë mendoni ju nënat e dëshmorëve, të martirëve e te viktimave? A i ka nderuar Kosova bijtë tuaj?
Shihni, çudituni e tmerrohuni. Është deputet i Kuvendit të Kosovës por ka vetëm 4 vjet shkollë.
Kur e kujtoj Komandant Adem Jasharin, Komandant Fehmi Lladrovcin, Ilaz Kodrën Asllan Fazliun, Bejtë Rexhepin e Rasim Kiqinen, më vjen në mendje masakra e Jasharajve, e Reqakut, e Poklekut, e Abrisë e Izbicës. Por edhe shumë e shumë masakra tjera.
A thua, a ja ka vlejtë gjithë kjo sakrificë e gjithë ky gjak i derdhur për t’i dhënë mundësinë që të ulen në Kuvendin e Kosoves krejt këta të paditur etë pashkollë, tash e 20 vjet pas luftës? .
Kuvendi i Kosoves është shembulli më i ultë një Kuvendi në krejt Bashkimin Europian.
Politika, korrupcioni dhe aftesimi i juaj joprofesional, janë vet muri qe e izolon popullin e Kosovës. /InLajmi/