Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka përkujtuar betejen e Llapushnikut në 23 vjetorin e saj, përcjell InLajmi.
Haradinaj ka shkruar se nga data 8 deri me datën 10 maj 1998 një ngjarje e madhe i dha kahje të re luftës për liri.
Sipas kreut të AAK-së Beteja e Llapushnikut i ndërpreu armikut një prej arterieve kryesore të furnizimit.
Ndër të tjera Haradinaj ka thënë se përulet dhe ndëron 47 dëshmorët dhe 54 martirët që kanë rënë në këtë betejë.
Postimi i plotë i tij:
Prej 8 deri 10 maj 1998, një ngjarje e madhe i dha kahje të re luftës tonë për liri.
Beteja e Llapushnikut, e zhvilluar njëzetetre vjet më parë, i ndërpreu armikut një prej arterieve kryesore të furnizimit.
Me përulje e respekt kujtojmë e nderojmë, 47 Dëshmorë dhe 54 Martirët e rënë gjatë kësaj beteje, heroizmi i së cilës do të kujtohet me shekuj.
Lavdi! RH /InLajmi/