Mbrojtësi i Atalantas, Berat Gjimshiti ka folur për rrugën e Atalantas në Serie A.
Atalanta sot po ndeshet me Parman në kuadër të xhiros së 35-të të Serie A, ku pak para ndeshjes, Gjimshiti duke folur për “SkySport”, deklaroi se tani e tutje “Deas” i duhen vetëm pikë maksimale.
“Na presin 4 ndeshje të vështira, edhe sot luajmë kundër një skuadre që ka lojtarë me eksperiencë dhe kualitet”, tha Gjimshit , transmeton lajmi.net.
“Do të kërkojmë që të japim gjithçka në fushë dhe të sjellim pikët e plota në Bergamo”, përfundoi Berat Gjimshiti.