Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person pasi që i njëjti ka hedhur gjësende të forta nga kati i 4-tër i banese duke rrezikuar kalimtaret, përcjell InLajmi.
Policia ka raportuar se ka dalur menjëherë në vendin e ngjarjes mirëpo personi i dyshuar ishte mbyllur në banesen e tij dhe nuk ka pranuar të hap derën.
Policia në bashkëpunim me vëllun e tij kanë hapur derën dhe të dyshuarin kanë dërguar për tretman mjekësor në Psikiatri ku dyshohet të ketë probleme.
Pas tretmanit mjekësor është dërguar në mbajtje për 48 orë.
Njoftimi i plotë i Policisë së Kosovës:
Prishtinë, 08.05.2021-18:37. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që nga banesa e tij, kati i 4-tër nga dritarja kishte hedhur gjësende të forta ku kishte rrezikuar kalimtarët e rastit. Në vendin e ngjarjes kanë dal policia ndërsa i dyshuari e kishte mbyllur dhe nuk kishte pranuar për ta hapur derën. Me ndihmën e vëllait te tij është hapur dera e banesës dhe i dyshuari është arrestuar dhe fillimisht ishte dërguar në Psikiatri, për tretman mjekësorë, pasi që dyshohej se i dyshuari ka probleme. Pas tretmanit mjekësor, me vendim të prokurorit kujdestar, te dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit policor për 48 orë. /InLajmi/