• Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi
Friday, 26 December, 2025
InLajmi
Advertisement
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
InLajmi
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Ballina KRYESORE

Qeveria Joe Biden ia sqaron Kurtit për Marrëveshjen e Washingtonit

V E nga V E
8 May 2021
në KRYESORE
0 0
0
Qeveria Joe Biden ia sqaron Kurtit për Marrëveshjen e Washingtonit
0
SHPERNDARJE
14
PAMJE
Share on FacebookShare on Twitter

Pritjet e kryeministrit Albin Kurti se administrata e presidentit Joe Biden do ta hidhte në kosh të plehrave Marrëveshjen e Washingtonit kanë marrë një goditje të fuqishme. Tashmë administrata amerikane e kërkon edhe zyrtarisht implementimin e zotimeve të bëra para Donald Trumpit në Shtëpinë e Bardhë nga Kosova dhe Serbia.

Përplasjet me Richard Grenellin, si një prej njerëzve më të besuar të Donald Trumpit sa ishte president i SHBA’së, dhe shpresa se me ardhjen e Joe Bidenit në pushtet do të hidhej në bërllok gjithçka që ishte nënshkruar në Shtëpinë e Bardhë nga Avdullah Hoti, kishin bërë që Albin Kurti të pozicionohej skajshmërisht kundër një produkti amerikan si Marrëveshja e Washingtonit.

4 ditë pas 4 shtatorit të 2020-ës, Albin Kurti, i rrëzuar nga pushteti pas përplasjeve të mëdha me administratën amerikane që drejtohej nga Trumpi, kishte shkruar se në Kuvendin e Republikës së Kosovës nuk do të ratifikohet asgjë që është nënshkruar nga një “kryeministër jolegjitim” si Avdullah Hoti.

“Kur të kthehemi në detyrë, nuk kemi obligime ndaj zotimeve të një kryeministri të paligjshëm të Kosovës. Nënshkrimi poshtë teksteve jokoherente dhe jotransparente është kundër vullnetit të popullit, rendit demokratik dhe shkel kushtetutën. Ato nuk do të ratifikohen në Parlamentin tonë”, kishte shkruar Albin Kurti.

Ky pozicionim i Kurtit dhe i Vetëvendosjes kundër Marrëveshjes së Washingtonit ishte forcuar edhe më tej pas fitores së demokratëve në zgjedhjet amerikane, meqë kishin pritje se ajo që ishte arritur në Shtëpinë e Bardhë do të shkonte dëm si pasojë e dallimeve politike mes Joe Biden-it, të cilin Kurti e kishte përkrahur hapur në zgjedhje, dhe Donald Trump-it.

Një goditje të lehtë kësaj qasjeje të Kurtit dhe Lëvizjes Vetëvendosje ndaj Marrëveshjes së Washingtonit ia kishte dhënë Antony Blinken gjatë raportimit në Senatin Amerikan, kur pritej konfirmimi i këtij të fundit si sekretar i Shtetit, pak ditë pas fitores që Joe Biden kishte korrur në zgjedhje.

“Sa për punën që është bërë në rastin e Kosovës dhe Serbisë, unë e duartrokas këtë. Siç e dini, presidenti i zgjedhur, Joe Biden, ka shpenzuar shumë kohë në këto vende në të kaluarën. Unë besoj se ai ndan bindjet e juaja se ka gjëra që ne mund t’i bëjmë që ta ndihmojmë Kosovën të ecë përpara, po ashtu shpresojmë që kjo të ndodhë edhe me Serbinë”, kishte thënë Blinken.

Megjithatë, për fanatikët e Kurtit dhe Lëvizjes Vetëvendosje, një deklaratë e tillë e Blinken-it nuk duhej të kuptohej si përkrahje për Marrëveshjen e Washingtonit dhe, sipas tyre, zotimet e bëra në “White House” nuk do të shtyheshin përpara nga Joe Biden-i.

Por tashmë gjithë këto pritje të Albin Kurtit e Vetëvendosjes janë përmbysur me qëndrimin e betonuar zyrtar të administratës së presidentit Joe Biden se Marrëveshja e Washingtonit duhet të implementohet.

“Administrata e Biden-it ka konstatuar edhe zyrtarisht që Marrëveshjet e Washingtonit duhet të jenë bazë për punën tonë përpara. Ne besojmë se Kosova dhe Serbia duhet t’u përmbahen këtyre zotimeve dhe të punojnë së bashku”, ka thënë Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë, Philip Kosnett, në një intervistë për Radio Televizionin 21.

Qëndrim të njëjtë për Marrëveshjen e Washingtonit Philip Kosnett pati edhe tri javë më herët, në një intervistë të dhënë për emisionin “Rubikon”.

“Disa njerëz menduan se Administrata e Biden-it thjesht do të griste çdo gjë që kishte bërë Administrata Trump. Kjo nuk ka ndodhur. Në fakt, Administrata e Biden-it ka bërë të qartë se mendojmë se një pjesë e madhe e punës së bërë në forcimin e marrëdhënieve tregtare ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe në rajon ishte pozitive dhe do të vazhdojmë të punojmë mbi to”, kishte deklaruar Kosnett.

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, i cili është rikthyer në pushtet pas zgjedhjeve të 14 shkurtit, në vazhdimësi i kishte shprehur rezervat e tij për Marrëveshjen e Washingonit. Thoshte se nga një marrëveshje e tillë “s’ka fort gjëra të mira’ dhe shtonte se ajo marrëveshje duhej të shikohej nga poshtë, meqë, sipas tij, e vetmja pikë e vlefshme është vendosja e raporteve dhe njohja reciproke me Izraelin.

Tags: Albin KurtiJoe BidenMarrëveshja e Washingtonit
Postimi i mëparshëm

Mbytet një person në plazhin Shëngjinit

Postimi tjetër

Alban Ramosaj elektrizon skenën e Kënga Magjike me “Thikat E Mia”

Të ngjajshme Postime

Abdixhiku: Udhëheqësit e VV-së s’kanë kauzë politike, ata mbesin gjallë me sharje e fyerje
KRYESORE

Abdixhiku: Udhëheqësit e VV-së s’kanë kauzë politike, ata mbesin gjallë me sharje e fyerje

25 December 2025
Një miliard euro rrymë të importuar në dekadën e fundit, Sllovenia furnizuesi kryesor i Kosovës
KRYESORE

Një miliard euro rrymë të importuar në dekadën e fundit, Sllovenia furnizuesi kryesor i Kosovës

24 December 2025
Kurti me dhuratat e Vitit të ri, thotë se do t’i ndajë nga 100 euro për fëmijët dhe pensionistët një ditë pas zgjedhjeve
KRYESORE

Kurti me dhuratat e Vitit të ri, thotë se do t’i ndajë nga 100 euro për fëmijët dhe pensionistët një ditë pas zgjedhjeve

24 December 2025
Në prag të zgjedhjeve, Serbia hap konkurs për 300 vende pune në institucionet paralele në Kosovë
KRYESORE

Në prag të zgjedhjeve, Serbia hap konkurs për 300 vende pune në institucionet paralele në Kosovë

24 December 2025
Jashari uron festat e fundvitit: FSK do mbetet e përkushtuar në misionin e saj fisnik
KRYESORE

Jashari uron festat e fundvitit: FSK do mbetet e përkushtuar në misionin e saj fisnik

24 December 2025
Sot mbyllet rruga në Serbi në drejtim të Kosovës, qytetarët këshillohen të përdorin rrugë alternative
KRYESORE

Sot mbyllet rruga në Serbi në drejtim të Kosovës, qytetarët këshillohen të përdorin rrugë alternative

24 December 2025
Postimi tjetër
Alban Ramosaj elektrizon skenën e Kënga Magjike me “Thikat E Mia”

Alban Ramosaj elektrizon skenën e Kënga Magjike me “Thikat E Mia”

Lajmet e fundit

Nëse dy njerëz janë të destinuar të jenë bashkë, ata do ta gjejnë njëri-tjetrin përsëri…

Nëse dy njerëz janë të destinuar të jenë bashkë, ata do ta gjejnë njëri-tjetrin përsëri…

25 December 2025
Haxhiu: Haradinaj e AAK kanë lënë gjurmë në këtë vend

Haxhiu: Haradinaj e AAK kanë lënë gjurmë në këtë vend

25 December 2025
Kush është “njeriu në hije” i Trumpit – emri i tij shkakton frikë mes republikanëve dhe publiku nuk e njeh

Kush është “njeriu në hije” i Trumpit – emri i tij shkakton frikë mes republikanëve dhe publiku nuk e njeh

25 December 2025
Abdixhiku: Udhëheqësit e VV-së s’kanë kauzë politike, ata mbesin gjallë me sharje e fyerje

Abdixhiku: Udhëheqësit e VV-së s’kanë kauzë politike, ata mbesin gjallë me sharje e fyerje

25 December 2025
Kandidati për deputet nga PDK, Fetah Paçarizi ka zvhilluar takime në Gjonaj të Hasit dhe Arbanë

Kandidati për deputet nga PDK, Fetah Paçarizi ka zvhilluar takime në Gjonaj të Hasit dhe Arbanë

25 December 2025
Promovohen tre libra me poezi, të autorit, Ali Zalli

Promovohen tre libra me poezi, të autorit, Ali Zalli

25 December 2025
100 eurot katër ditë para zgjedhjeve, Miftaraj: Vendime korruptive, me ble vota, pa bazë ligjore

100 eurot katër ditë para zgjedhjeve, Miftaraj: Vendime korruptive, me ble vota, pa bazë ligjore

24 December 2025
InLajmi

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga IN MEDIA GROUP SHPK. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me të drejta autoriale të In Media Group shpk. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime të përfitimit pa lejen paraprake të Gazetës Online “In Lajmi”.
Lajmet dhe materialet të vendosura në www.inlajmi.com të cilat janë të huazuara nga mediume apo portale të tjera mbeten e drejtë e patjetërsueshme e mediumeve përkatëse.

Na ndiqni

Adresa:

Rr. Mujë Krasniqi, C7/2, nr. 18, Ulpianë, Prishtinë

Redaksia: 046 415 344

049 415 344

Marketingu: 045 55 66 60

Email: info@inlajmi.com

marketing@inlajmi.com

  • Impressum
  • Per ne

© 2021 InLajmi

Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi

© 2021 InLajmi

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Fjalëkalimi i harruar?

Plotësoni formularët më poshtë për t'u regjistruar

All fields are required. Identifikohu

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Identifikohu