Për herë të parë brenda ditës India regjistron mbi 4 mijë viktima nga COVID-19
India ka raportuar një rekord prej 4. 187 raste të vdekjes nga infektimi me COVID-19 brenda 24 orëve të fundit.
Shifrat rekorde janë raportuar në kohën kur po bëhet presion mbi qeverinë e kryeministrit, Narendra Modi, që të shpallë mbyllje kombëtare.
India ka më shumë se 21.8 milionë raste të konfirmuara të infeksioneve dhe afro 240.000 vdekje, shkruan EuroNews, përcjell Insajderi.
Vala e dytë në Indi ka filluar që nga shkurti dhe për këtë gjë po fajësohet qeveria që hoqi masat kufizuese, ku njerëzit janë mbledhur gjatë festivaleve dhe tubimeve politike.




















