Një femër dhe një mashkull janë arrestuar dje, rreth orës 10:00 në Prishtinë, përcjell InLajmi. Kjo ka ardhur pasi që dy të dyshuarit kanë falsifikuar dokumente të Klinikës së Onkologjisë dhe Ortopedisë dhe laboratorëve privat, me qëllim të përfitimit të fondeve nga MInistria e Shëndetësisë.
Kjo është bërë e ditur nga Policia e Kosovës, përmes raportit 24-orësh.
Me urdhër të Policisë, urdhëresë të Gjykatës Themelore në Prishtinë janë kryer kontrollet në banesat e të dyshuarve ku janë gjetur dhe sekuestruar, dokumente të ndryshme të dyshuara për falsifikim, dy telefona dhe një llaptop.
Njoftimi i plotë:
Prishtinë (NN) 30.03.2021 – 10:00. Pas një pune hetimore, më 07.04.2021 janë arrestuar dy të dyshuar një mashkull dhe një femër kosovar-e, pasi që të njëjtit dyshohet se kishin falsifikuar dokumente të Klinikës së Onkologjisë dhe Ortopedisë dhe laboratorëve privat me qëllim përfitimi të fondeve nga Ministria e Shëndetësisë.
Me urdhëresë të Gjykatës Themelore në Prishtinë janë kryer kontrollet në banesat e të dyshuarve ku janë gjetur dhe sekuestruar: dokumente të ndryshme të dyshuara për falsifikim, dy telefona dhe një llaptop.
Në konsultim me prokurorin pas intervistimit të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt./InLajmi/