Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në aksin rrugor Milot-Morinë, përcjell InLajmi.
Në aksidentin ku u përfshinë dy vetura, ka mbetur i vdekur Fitor Ollomani 35-vjeçar, i cili ishte nga qyteti i Kukësit.
Ai ishte prodekan në Fakultetin e Filologjisë “Fehmi Agani” në Gjakovë.
Sipas policisë, në vendin e quajtur “Ura me harqe”, një makinë “Benz” me drejtues shtetasin Z.L., dhe pasagjer shtetasin Gj.T., është përplasur me mjetin tip “Volksëagen” që e drejtonte Ollomani, i cili humbi jetën në vendin e ngjarjes.
Miqtë, të afërm dhe kolegë të Fitor Ollomanit kanë shprehur ngushëllimet me statuset prekëse në rrjetet sociale, ku zbulojnë se ai ishte nga qyteti i Kukësit dhe profesor./InLajmi/