Kosova ditë më parë është furnizuar me kontigjentin e dytë të vaksinave anti-Covid nga kompania Pfizer/Biontech.
I pari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBAShK) Rrahman Jasharaj po vazhdon të kërkoj me ngulm nga Ministria e Shëndetësisë që ta kenë primar vaksinimin e mësimdhënësve,dhe jo vetëm ata të cilët vuajnë nga sëmundjet kronike, shkruan InLajmi.
“Qysh moti kemi kërkuar nga Ministria e Shëndetësisë, gjegjësisht në takimin që kemi pasur së fundmi me ministrin Arben Vitia kemi kërkuar që personeli arsimor të jetë prioritet për vaksionim. Nuk po kërkojmë të jemi të priveligjuar por vetëm kemi kërkuar të jemi të mbrojtur. Ministri Vitia është shprehur se “me ardhjen e kontingjentit të dytë të vaksinavedo të bëhen të gjitha angazhimet për t’iu përgjigjur kërkesës tonë dhe kështu po shpresojmë”, tha ai.
Jasharaj, shtoi se me vaksionimin e gjithë personelit, do të zvogëlohet rreziku nga prekja me virus si dhe do të zvogëlohet mundësia e mbajtjes së mësimit online.
“Ministrja Nagavci lidhur me vaksionimin e personelit arsimor ka thënë se nëse nuk ka mjaftueshëm për të gjithë vaksina atëherë do të bëjnë një selektim. Pra, të vaksionohen vetëm më të moshuarit, ata me sëmundje kronike. Por, ne insistojmë të vaksionohen të gjithë. Nëse vaksionohemi pjesërisht, atëherë nuk do të largohet rreziku nga Covid-19. Uroj shumë që këtë vit shkollor ta mbajmë në shkolla dhe jo për shkak të numrit të të prekurve me virus të mbajmë mësim online, këtë të fundit as ne nuk po e dëshirojmë..”, tha për fund Jasharaj. /InLajmi/