Përfaqësuesi i shqiptarëve në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka reaguar pas dëmtimit të përmendores së dëshmorit Fatmir Ibishi në Konçul të Bujanocit dhe vendosjes së flamurit serb mbi të, përcjell InLajmi.
Kamberi, përmes një postimi në ‘Facebook’, ka shkruar se ky është akt që rrezikon paqen dhe stabilitetin dhe provokon shqiptarët në Konçul.
“Gjykoj ashpër provokimin e paprecedent të dëmtimit të përmendores së dëshmorit Fatmir Ibishi dhe vendosjen e flamurit serb mbi të. Ky akt rrezikon paqën dhe stabilitetin, provokon banorët shqiptarë të fshatit Konçul dhe Komunës së Bujanocit dhe nxitë situata të padëshirueshme për të gjithë”, ka shkruar Kamberi.
Sipas tij, veprime të tilla janë të papranueshme.
“Është krejtësisht i pakuptimtë dhe i papranueshëm qëllimi që të tensionohet situata dhe të nxiten incidente me provokime të këtij lloji”, tha tutje ai.
Ndryshe, flamuri serb është vendosur sot nga persona të paidentifikuar në fshatin Konçul të Komunës së Bujanocit, në afërsi të përmendores së dëshmorit të parë të UÇPMB-së, Fatmir Ibishi.
Postimi i plotë i tij:
Gjykoj ashpër provokimin e paprecedent të dëmtimit të përmendores së dëshmorit Fatmir Ibishi dhe vendosjen e flamurit serb mbi të.
Ky akt rrezikon paqën dhe stabilitetin, provokon banorët shqiptarë të fshatit Konçul dhe Komunës së Bujanocit dhe nxitë situata të padëshirueshme për të gjithë.
Është krejtësisht i pakuptimt dhe i papranueshëm qëllimi që të tensionohet situata dhe të nxiten incidente me provokime të këtij lloji.